Përditësuar: 01.06.2025
Në Jolla Dental, e drejta juaj për privatësi është shumë e rëndësishme për ne. Kjo politikë e privatësisë shpjegon se si ne mbledhim, përdorim, ruajmë dhe mbrojmë informacionin tuaj personal kur vizitoni faqen tonë të internetit www.jolladental.al.
1. Të dhënat që mbledhim
Gjatë përdorimit të faqes sonë, mund të mbledhim informacione personale dhe jo-personale që përfshijnë:
Emër dhe mbiemër
Numër telefoni dhe adresë emaili
Informacione të dërguara përmes formave të kontaktit ose prenotimit të konsultës
Adresë IP, sistem operativ, tipin e pajisjes, shfletuesin e përdorur
Preferenca për komunikim dhe marketing
Sjellje të përdoruesit në faqe (interaksione, klikime, kohëzgjatje vizitash)
2. Si i përdorim të dhënat tuaja
Të dhënat tuaja përpunohen për qëllime të përcaktuara, legjitime dhe të kufizuara, duke përfshirë:
Për të komunikuar me ju në lidhje me shërbimet tona dentare
Për të përpunuar kërkesat ose rezervimet tuaja
Për përmirësimin e përvojës suaj në faqe dhe optimizimin e përmbajtjes
Për dërgimin e newsletter-ëve me informacion dhe oferta (vetëm nëse keni dhënë pëlqim)
Për realizimin e fushatave marketingu të personalizuara përmes emailit ose rrjeteve sociale
Për analiza statistikore dhe monitorim të sjelljes së përdoruesve në faqen tonë
Për garantimin e sigurisë, funksionalitetit dhe përputhshmërisë teknike të faqes
3. Marketing, rrjete sociale dhe newsletter
Nëse jepni pëlqimin tuaj:
Mund të dërgojmë email marketing me oferta, lajme dhe përditësime shërbimesh
Mund të përdorim informacionin tuaj për reklama të personalizuara në rrjetet sociale si Facebook, Instagram, LinkedIn dhe Twitter (X)
Do të përfshiheni në listën tonë të newsletter-it me mundësi çregjistrimi në çdo moment
4. Analitika dhe teknologji të palëve të treta
Përdorim teknologji analitike për të kuptuar më mirë trafikun dhe performancën e faqes sonë:
Google Analytics – për analiza të trafikut dhe ndërveprimeve
Microsoft Clarity – për heatmaps dhe analizë sjelljeje
Cloudflare – për mbrojtje nga sulmet DDoS dhe përmirësim të performancës
Facebook Pixel – për matjen e konvertimeve nga reklamat në Meta
LinkedIn Insight Tag – për analiza demografike dhe reklama në LinkedIn
Të gjitha këto platforma mund të përdorin cookies dhe teknologji të ngjashme për të gjurmuar sjelljen tuaj në faqen tonë. Ne ju kërkojmë pëlqimin për këtë përmes banner-it të cookies.
5. Mbajtja dhe ruajtja e të dhënave
Të dhënat ruhen vetëm për kohën e nevojshme për përmbushjen e qëllimeve të përpunimit dhe në përputhje me legjislacionin shqiptar dhe Rregulloren e Përgjithshme të BE-së për Mbrojtjen e të Dhënave (GDPR). Të dhënat mund të ruhen në mënyrë të sigurt edhe në serverë të ofruesve të huaj që garantojnë përputhshmëri me GDPR.
6. Ndarja e të dhënave
Të dhënat tuaja nuk do të shiten apo shpërndahen tek palë të treta për qëllime komerciale. Ato mund të ndahen vetëm në këto raste:
Me ofruesit teknikë të shërbimeve si hostimi, email marketing, analitika, ose IT support
Me autoritetet shtetërore në rastet kur kërkohet me ligj
Me platformat e rrjeteve sociale ku reklamat tona targetohen, vetëm në përputhje me pëlqimin tuaj
Të gjithë partnerët tanë përpunues të të dhënave janë të detyruar të respektojnë standardet e GDPR.
7. Siguria e të dhënave
Përdorim masa të avancuara sigurie për të mbrojtur të dhënat tuaja:
Enkriptim SSL
Firewall dhe monitorim i qasjes
Akses i kufizuar dhe i kontrolluar i të dhënave
Kopje rezervë të rregullta dhe auditim i sistemit
8. Të drejtat tuaja sipas GDPR
Ju keni të drejtë të:
Kërkoni akses, përmirësim ose fshirje të të dhënave tuaja personale
Kufizoni ose kundërshtoni përpunimin e të dhënave
Tërhiqni pëlqimin tuaj për marketing ose analizë në çdo kohë
Kërkoni transferimin e të dhënave (portabiliteti)
Bëni ankesë pranë Autoritetit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në Shqipëri
Për të ushtruar ndonjërën nga këto të drejta, ju lutemi na kontaktoni në informacionet më poshtë.
9. Cookies
Faqja përdor cookies funksionale, analitike dhe marketingu. Për përdorimin e cookies që nuk janë të domosdoshme, kërkojmë pëlqimin tuaj përmes një banner-i interaktiv. Ju mund të ndryshoni preferencat tuaja në çdo kohë përmes cilësimeve të shfletuesit tuaj.
10. Ndryshime në politikën e privatësisë
Kjo politikë mund të përditësohet periodikisht. Data e përditësimit do të jetë e shënuar më sipër. Ju rekomandojmë ta kontrolloni rregullisht këtë faqe për të qenë të informuar.
11. Kontakt
Për çdo pyetje në lidhje me këtë politikë ose për të ushtruar të drejtat tuaja, ju lutemi na kontaktoni duke përdorur informacionin e ofruar në seksionin e Kontakteve të faqes tonë.
