Eksperiencë dhe Profesionalizëm
Në Jolla Dental, ne ofrojmë një gamë të plotë shërbimesh dentare me standarde të larta profesionale, të orientuara drejt kujdesit të personalizuar dhe rezultateve afatgjata për pacientët tanë. Klinika jonë është një qendër moderne dentare në Tiranë, e pajisur me teknologjinë më të avancuar dhe një staf të kualifikuar që garanton cilësi të lartë në çdo hap të trajtimit. Stafi ynë përbëhet nga mjekë stomatologë të specializuar në fusha të ndryshme të stomatologjisë, me eksperiencë të gjërë klinike dhe akademike në Itali, Gjermani, Spanjë dhe vende të tjera të Bashkimit Evropian. Ata janë të trajnuar në teknikat më të fundit dhe ndjekin në mënyrë të vazhdueshme zhvillimet bashkëkohore në stomatologji, duke marrë pjesë në trajnime dhe konferenca ndërkombëtare.

Ortodonci & Invisalign

Implantologji dhe Kirurgji Orale

Estetikë Dentare

Protetikë dhe Rikonstruksione Dentare
Stafi ynë përbëhet nga mjekë stomatologë të specializuar në fusha të ndryshme të stomatologjisë, me eksperiencë të gjërë klinike dhe akademike në Itali, Gjermani, Spanjë dhe vende të tjera të Bashkimit Evropian. Ata janë të trajnuar në teknikat më të fundit dhe ndjekin në mënyrë të vazhdueshme zhvillimet bashkëkohore në stomatologji, duke marrë pjesë në trajnime dhe konferenca ndërkombëtare.
Për të garantuar diagnozë të saktë dhe trajtime efikase, në klinikën Jolla Dental përdorim teknologji të nivelit të lartë si:
Skanerë intraoralë 3D për përshtatje maksimale dhe komoditet gjatë marrjes së masave,
Sisteme të avancuara të imazherisë dixhitale, për radiografi precize me dozë të ulët rrezatimi,
Pajisje moderne laboratorike për përpunimin e materialeve protetike me saktësi milimetrike,
Teknologji të reja për zbardhimin e dhëmbëve, trajtime ortodontike dhe implante dentare.
Materiale të Certifikuara dhe Trajtim i Sigurt
Të gjitha materialet dhe pajisjet që përdorim janë të certifikuara dhe të miratuara nga standardet ndërkombëtare të cilësisë (CE, ISO). Ne bashkëpunojmë vetëm me furnitorë të njohur evropianë dhe amerikanë për të garantuar siguri maksimale dhe qëndrueshmëri afatgjatë të rezultateve.
Disa nga Shërbimet Tona
Implante Dentare

Implantet dentare përfaqësojnë zgjidhjen më të avancuar dhe funksionale për zëvendësimin e dhëmbëve të humbur, duke ofruar jo vetëm estetikë perfekte, por edhe rikthimin e funksionalitetit të plotë të kafshimit. Të krijuara nga materiale biokompatibile si titani, implantet integrohen natyrshëm në kockën e nofullës përmes një procesi të quajtur osteointegrim, duke u bërë një bazë e qëndrueshme për kurorat apo protezat dentare.
Kirurgji Orale

Kirurgjia orale është një ndërhyrje e specializuar që trajton probleme të thella dentare si dhëmbët e pjekurisë, infeksionet e rrënjëve, cistet ose rigjenerimin e kockës. Në Jolla Dental, operacionet realizohen nga mjekë me përvojë të lartë, me pajisje moderne dhe nën kushte të garantuara steriliteti, duke siguruar shërim të shpejtë dhe pa komplikacione.
Stomatologji Estetike

Stomatologjia estetike ofron zgjidhje të avancuara për të përmirësuar pamjen e buzëqeshjes suaj, përmes zbardhimit profesional të dhëmbëve, fasetave dentare dhe rimodelimit estetik. Në Jolla Dental, ndërthurim teknologjinë 3D me artin e estetikës dentare për të krijuar rezultate natyrale, harmonike dhe të personalizuara për çdo pacient.
Aparate Dentare

Ortodoncia trajton pozicionimin e gabuar të dhëmbëve dhe nofullave përmes aparateve fikse apo të lëvizshme, duke përmirësuar funksionin, shëndetin oral dhe estetikën. Në Jolla Dental ofrojmë trajtime ortodontike për fëmijë dhe të rritur, duke përdorur teknologji të fundit si Invisalign apo aparate transparente për komoditet maksimal dhe rezultate të qëndrueshme.
Terapi & Protetike

Terapia dhe protetika dentare fokusohen në ruajtjen dhe rikonstruksionin e strukturës natyrale të dhëmbëve përmes trajtimeve konservuese dhe zëvendësimeve protetike. Nga mbushjet estetike deri te kurorat, urat apo protezat e plota, Jolla Dental ofron zgjidhje të personalizuara që rikthejnë funksionalitetin dhe natyralitetin e buzëqeshjes tuaj.
Sedacion

Sedacioni dentar është një metodë moderne për të ofruar trajtim pa dhimbje dhe pa stres për pacientët që kanë frikë nga dentisti. Në Jolla Dental, përdorim teknika të avancuara sedacioni të lehtë ose të moderuar, duke garantuar një përvojë të qetë, relaksuese dhe të sigurt për të gjithë, përfshirë edhe fëmijët apo pacientët me ankth të lartë dentar.