Pyetje të Shpeshta

Keni pyetje? Ne kemi pergjigje për të gjitha pyetjet tuaja.

Ndër Pyetjet më të Shpeshta nga Pacientët

Implanti dentar është një vidë titani që vendoset në nofull në vendin e dhëmbit të munguar dhe vepron si rrënjë artificiale. Mbi të vendoset kurora ose ura protetike. Në Jolla Dental, implantet vendosen me precizion të lartë nga Dr. Ervis Jolla, duke për dorur teknologji të avancuar dhe materialet më cilësore.

Jo. Procedura kryhet me anestezi lokale dhe është praktikisht pa dhimbje. Pas trajtimit, pacienti mund të ndjejë një shqetësim të lehtë, por ekipi ynë siguron përkujdesje pas-operative dhe udhëzime të qarta për rikuperim të shpejtë.

Procesi mund të zgjasë nga 2 deri në 6 muaj, varësisht nga struktura kockore dhe nevoja për rigjenerim kockor. Në Jolla Dental ofrojmë plane individuale trajtimi dhe koordinim të saktë të fazave për rezultate afatgjata. Por me teknologjite e reja të implanteve dentare, në shumë raste, mund të bëhet edhe protezimi i menjëhershëm pas vendosjes së implantit.

Zbardhimi profesional në Jolla Dental kryhet me laser ose xhel zbardhues në kushte klinike, duke dhenë rezultate të menjëhershme dhe të sigurta. Procedura mund të zbardhë dhëmbët deri në 8 nuanca dhe është plotësisht e sigurt në duart e specialistëve tanë.

Kur kryhet në kushte klinike dhe në duar profesionale, si tek Jolla Dental, zbardhimi nuk dëmton smaltin dhe është i kontrolluar. Mund të ketë ndjeshmëri të përkohshme, por përballohet lehtësisht me kujdesin e duhur.

Po. Tek Jolla Dental ofrojmë trajtime ortodontike me aparatë Invisalign, që janë transparente, të padukshme dhe të personalizuara. Ideal për të rriturit që duan të përmirësojnë buzëqeshjen pa telat tradicionalë.

Kohëzgjatja është individuale dhe varet nga kompleksiteti i rastit, por zakonisht zgjat nga 6 deri në 18 muaj. Në konsultën fillestare në Jolla Dental, do të merrni një plan të personalizuar trajtimi.

Aparatet Invisalign janë estetikisht më të pranueshme, hiqen lehtësisht për ngrënie dhe larje, nuk dëmtojnë mishrat e dhëmbëve dhe nuk shkaktojnë shqetësime si telat metalikë. Tek Jolla Dental, i personalizojmë për rezultat optimal.

Kurorat janë mbulesa që vendosen mbi dhëmbët e dëmtuar apo të devitalizuar, për të rikthyer funksionin dhe estetikën. Në Jolla Dental për dorim materiale të avancuara si zirkoni apo porcelani për një pamje të natyrshme dhe rezistencë afatgjatë.

Po, ofrojmë kurora zirkoni të cilësisë së lartë. Janë të forta, biokompatibile dhe ofrojnë estetikë të shkëlqyer, duke e bërë zgjidhjen ideale për pjesën e parme dhe të pasme të gojës.

Ortodoncia rekomandohet kur ka keqvendosje të dhëmbëve, probleme me kafshimin apo estetikë të buzëqeshjes. Në Jolla Dental, trajtimet ortodontike ofrohen për fëmijë dhe të rritur me qasje moderne dhe aparatë të padukshëm.

Po, gjithnjë e më shumë të rritur për zgjedhin drejtimin e dhëmbëve me metoda estetike si Invisalign. Jolla Dental ofron zgjidhje të personalizuara edhe për rastet më komplekse te të rriturve.

Pas një konsultimi dhe vlerësimi klinik të strukturës kockore dhe gjendjes orale, mjeku implantolog përcakton nëse jeni kandidat. Në Jolla Dental, realizojmë vlerësime me imazheri 3D për saktësi maksimale.

Implantet vendosen pasi ka përfunduar zhvillimi kockor (zakonisht pas 18 vjeç), dhe nuk ka kufi maksimal nëse pacienti ka shëndet të përgjithshëm të mirë dhe strukture kockore të mjaftueshme.

Mund të na kontaktoni nëpër formularin online, telefon, email ose rrjete sociale. Ekipi ynë do të për gjigjet shpejt dhe do të ofrojë orarin më të për shtatshëm për ju.

Rekomandohet një kontroll dentar çdo 6 muaj, edhe nëse nuk keni shqetësime. Në Jolla Dental ofrojmë paketa kontrolli dhe pastrimi profesional për të parandaluar problemet orale në kohë.

Po, ofrojmë pastrim profesional (detartrazë dhe polish) me aparatura ultrasonike dhe kujdes të specializuar. Pastrimi ndihmon në mbrojtjen nga kariesi, gingiviti dhe erë të keqe.

Rekomandohet shmangia e ushqimeve të forta, duhanit, dhe alkoolit ditët e para. Kujdesi oral dhe ndjekja e udhëzimeve tona në Jolla Dental janë çelësi i suksesit afatgjatë të trajtimit.

Ofrojmë pagesë me para, kartë debiti/krediti, si dhe mundësi pagesash me këste sipas vlerës së trajtimit dhe dakordësimit paraprak.

Jolla Dental kombinon profesionalizmin e lartë, eksperiencën e Dr. Ervis Jolla, teknologjinë moderne dhe shërbimin e personalizuar për çdo pacient. Vendosur në Tiranë, klinika jonë është sinonim i buzëqeshjes së shëndetshme dhe trajtimeve dentare të suksesshme.

Pranë Jush me Këshilla dhe Sygjerime

Keni Pyetje të Tjera? Na Kontaktoni Menjëherë

Ne jemi të përkushtuar t’ju ofrojmë kujdes dentar të cilësisë së lartë, në një ambient të rehatshëm dhe mikpritës, por ky kujdes nis nga konsulta, sqarimi, diskutimi dhe bashkëbisedimi që ju duhet dhe mund të keni me stafin tonë për të sqaruar çdo aspekt të trajtimit tuaj - ndaj mos hezitoni të na kontaktoni për çdo pyetje apo paqartësi.

Mijëra Pacientë të Lumtur

    +355692301633

    Na Telefononi
    hello@jolladental.al
    Na shkruani
    Rr. Elbasanit, Grand Park Residence, Tirana
    Adresa Jonë

    Have questions?

      Contact Info

      Rr. Elbasanit, Grand Park Residence, Tirana

      +355692301633

      hello@jolladental.al