Përshendetje dhe Mirësevini! Jolla Dental ofron Kujdesin Dentar në kualitetin më të lartë!

Mënyra më e mirë për zbardhjen e dhëmbëve në kushte shtëpie

Të gjithë do të donim të kishim një buzëqeshje të bukur e me dhëmbë të bardhë. Mirëpo shumë prej nesh e kalojnë në plan të dytë kujdesin oral, duke bërë të mundur që shpesh të pendohemi me vonesë për atë çfarë mund t’i shkaktojmë dhëmbëve tanë.

Shpesh pastrimi dhe zbardhja e dhëmbëve mund të mos arrihet thjesht me pastën e zakonshme të dhëmbëve që përdorim. Kjo gjë shpjegohet me faktin se, sa më të vaskularizuar të jenë dhëmbët tanë, aq më të verdhë do të duken ata. Pra, sa më shumë gjak të shkojë në dhëmbët tanë, aq më pak të bardhë do të jenë ata. Zmalti reflekton atë çfarë gjendet poshtë tij. Nëse pulpa e dhëmbit, pra pjesa e brendshme e tij, mban shumë gjak, zmalti në sipërfaqe do të pasqyrojë ngjyrën e verdhë. Në të kundërt, nëse vaskularizimi është më i paktë, dhëmbët mund të duken të bardhë edhe thjesht me përdorimin e pastës së dhëmbëve.

Por çfarë të bëjnë personat, dhëmbët e të cilëve duken të verdhë? Zbardhja e tyre tek një dentist kushton, por tashmë ajo mund të arrihet edhe në kushte shtëpie. Sekreti? Përdorimi i sodës së bukës. Ajo përbën një zgjidhje të vjetër, por që është përdorur me shumë efikasitet për zbardhjen e dhëmbëve të verdhë.

Soda e bukës ka natyrë alkaline, gjë që çon në dëmtimin e zmaltit të dhëmbëve, por nëse ajo shoqërohet me limonin, i cili ka natyrë acide, atëherë kalciumi i pranishëm në dhëmbët tanë mund të zbërthehet pa e dëmtuar zmaltin. Kalciumi i pranishëm në kalciumin e dhëmbëve ndihmon në zbardhjen e tyre. Njëra mënyrë përfshin përgatitjen e një paste me kripë, sodë buke dhe lëng limoni. Më pas nëvojitet larja e dhëmbëve me këtë përzierje, shpëlarja dhe larja më pas e tyre me pastën e zakonshme të dhëmbëve.

Mirëpo shumica zgjedhin të veprojnë më thjesht. Përziejnë një lugë çaji sodë buke dhe pastë dhëmbësh dhe më pas lajnë dhëmbët me përzierjen e krijuar. Normalisht të dyja mënyrat kërkojnë që të përsëriten disa herë, derisa të arrihet në zbardhjen e dëshiruar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bisedë në Whatsapp
1
Doni ndihmë?
Scan the code
Si mund t'ju ndihmoj?